Flet trajneri i Danimarkës: Lojtarët nuk do i zinte gjumi, e pabueshme ç’bënë!

Futboll

Flet trajneri i Danimarkës: Lojtarët nuk do i zinte gjumi, e pabueshme ç’bënë!

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:21
Kasper Hjulmand

Kasper Hjulmand, trajneri i Danimarkës, ka folur pas ndeshjes që skuadra e tij humbi me Finlandën. Për të dhe futbollistët e tij ishte një mbrëmje jo e lehtë, pas asaj që ndodhi me Christian Eriksen.

“Të gjitha mendimet tona janë me Christianin dhe familjen e tij. Ai është një nga lojtarët dhe djemtë më të mirë të skuadrës tonë. Ishte një mbrëmje vërtetë e vështirë, të gjithëve na ka ardhur nëpër mend se cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë.

Janë marrëdhëniet kuptimplota, janë njerëzit që janë afër nesh, familja dhe miqtë”, ka thënë mes të tjerash Hjulmand. Më tej ai shtoi: “Ne kishim dy mundësi për ta luajtur ndeshje, sot ose nesër në orën 12:00. Të gjithë ranë dakord të luanin sot.

Ju nuk mund të luani futboll me ndjenja të tilla. U përpoqëm të fitojmë. Ishte e pabesueshme që ata arritën të dilnin në fushë dhe të përpiqeshin të luanin pjesën e dytë.

Nuk mund të isha më krenar, ata janë të rraskapitur dhe të lodhur emocionalisht. Kishte lojtarë që ishin të sigurt që nuk mund të flinin, ndaj ishte më mirë që të luhej sonte”.

Simon Kjaer u zëvendësua në minutën e 63-të dhe trajneri Hjulman tha: “Kajer u prek thellë, shumë. Ai dyshoi se mundej të vazhdonte dhe e provoi, por nuk funksionoi. Kjo është plotësisht e kuptueshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat