Lukaku për rastin e Eriksenit: Kam qarë shumë

Futboll

Lukaku për rastin e Eriksenit: Kam qarë shumë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 23:32
Lukaku për rastin e Eriksenit: Kam qarë shumë

Belgjika e ka nisur me fitore të thellë Kampionatin Evropian 2020.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Saint Petersburg Stadium”, mposhtën Rusinë me rezultat 3-0, shkruan Gazeta Olle. Ishte sulmuesi Romelo Lukaku që realizoi dy gola në këtë takim.

Të parin e shënoi në minutën e 10-të, gol të cilin ia dedikoi Eriksenit, ndërsa të dytin në të 88-tën.

Pas ndeshje Lukaku deklaroi se e ka pasur vështirë të motivohet, ai deklaroj se edhe ka qarë shumë pas ndeshjes dhe shpreson të takoj shumë shpejtë Eriksenin.

“Kam qarë shumë para ndeshjes, e kam pasur të vështirë të motivohem. Do të takohem me Eriksen, shpresoj se ai është jashtë rrezikut, shpresoj të shërohet shpejt. Lutjet e mia janë me të”, tha ai.

Me këtë fitore, “Djajtë e Kuq” renditen në pozitën e parë të Grupit B, me tri pikë, aq sa ka edhe Finlanda por me golaverazh më të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat