Përforcimi i parë i Sarrit?

Futboll

Përforcimi i parë i Sarrit?

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:00
Përforcimi i parë i Sarrit?

Në Itali nuk kanë më dyshime, Elseid Hysaj po pret vetëm përfundimin e kontratës me Napolin më 30 qershor që të zyrtarizohet si pjesë e Lacios me të cilën do të vazhdojë karrierën. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur akordin e plotë me lacialët dhe do të jetë përforcimi i parë i Mauricio Sarrit.

“La Gazzetta Dello Sport” ka bërë të ditur sot se Hysaj mbyll aventurën e tij te napolitanët, e cila nisi në vitin 2015, dhe menjëherë do të udhëtojë drejt Romës në ditët e para të korrikut për të firmosur me Lacion.

Kjo skuadër e kërkoi që kur ai shpërtheu në radhët e Empolit, por më pas e pa të largohej drejt napolitanëve. Edhe gjatë kësaj vere, Lacio mendoi të afronte mbrojtësin me parametër zero para se të ndodhte drama e largimit të Inzagit dhe afrimi i Sarrit.

Firma e këtij të fundit praktikisht ka mbyllur çdo diskutim për Hysajn, pasi ai është një ndër të besuarit e trajnerit, i cili i dha mundësinë të shpërthente te Empoli e më pas e mori me vete te Napoli. I njëjti burim thekson se ka edhe një akord bazë për rrogën e tij, që do të jetë mes 1,5 dhe 2 milionë euro në vit në klubin kryeqytetas, me rritje graduale dhe bonuse të rëndësishme në varëdsi të paraqitjeve e trofeve që do të fitohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat