Notë e çuditshme për Xherdan Shaqirin edhe pse asistoi...

Futboll

Notë e çuditshme për Xherdan Shaqirin edhe pse asistoi...

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:13
Notë e çuditshme për Xherdan Shaqirin edhe pse asistoi...

Kombëtarja e Zvicrës barazoi me rezultat 1:1 me Uellsin, në ndeshjen e parë të Grupit A të Kampionatit Evropian. 

Futbollistët shqiptarë, kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u paraqitën standardë, por ky i fundit u zëvendësua në minutën e 66-të. 
Shaqiri asistoi nga rivënia e këndit kur shënoi Embolo në minutën e 49-të.

Megjithatë Shaqiri nuk u vlerësua me notë edhe aq të mirë. Prestigjiozja zvicerane “Blick.ch”,  e ka vlerësuar me notën 3. Xhaka vlerësohet me notë më të mirë, 4.

Duket paksa notë e çuditshme për Shaqën, por sigurisht që u zëvendësua edhe në minutën e 66-të. Shaqiri, Schar dhe Seferoviq me notat më të dobëta, 3! Breel Embolo është lojtar i ndeshjes, me notën 6.

“Blick.ch” vlerëson me nota lojtarët: Yann Sommer 4, Nico Elvedi 4, Fabian Schar 3, Manuel Akanj 5, Kevin Mbabu 4, Remo Freuler 4, Granit Xhaka 4, Ricardo Rodriguez 4, Xherdan Shaqiri 3, Breel Embolo 6, Haris Seferoviq 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat