Partizani do të nisë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë

Futboll

Partizani do të nisë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:20
Partizani do të nisë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë

Ditën e hënë, Partizani do të nisë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, aty ku do të përgatiten për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Gjithashtu, me datë 15 “demat” do të mësojnë edhe rivalin e tyre pas shortit të këtij kompeticioni. Kur ka mbetur vetëm 1 ditë, të kuqtë janë ende të paqartë se çfarë grupi kanë dhe cilët do të jenë futbollistët që do të vijojnë bashkëpunimin.

Nuk ka ende një listë zyrtare me futbollistët të cilët do të udhëtojnë drejt Maqedonisë, ndërsa plot 5 janë larguar zyrtarisht nga klubi. Dominguez, Çinari, Melo, Asani dhe Mëllugja janë të larguarit nga Partizani zyrtarisht, raporton panoramasport.

Mirëpo, të tjerë janë në skadencë kontrate dhe gjasat janë që të kemi një skuadër të çmontuar para Ligës së Konferencës, me trajnerin Ilir Daja që duhet të kolaudojë ekipin në kohë rekord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat