Romelu Lukaku ia dedikon fitoren Eriksenit

Futboll

Romelu Lukaku ia dedikon fitoren Eriksenit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 12:55
Romelu Lukaku

Kombëtarja e Belgjikës e ka mposhtur mbrëmë Rusinë me rezultat 3-0.

Progonisti kryesor i kësaj ndeshje ishte, Romelu Lukaku që realizoi dy gola në min e 10’ dhe 88’.

Pas ndeshjes Lukalu foli në një konferencë shtypi ku tha:

“Jam vërtet i lumtur me fitoren, por për mua ishte e vështirë të luaja, mendja ime ishte me shokun tim të skuadrës Christian Eriksen. Shpresoj se ai është i shëndetshëm dhe këtë fitore ia kushtoj atij ”.

“Kam qarë shumë, u frikësova padyshim, kemi jetuar momente të forta së bashku në katër vjet e gjysmë, unë kam kaluar më shumë kohë me të sesa me familjen time, mendimet e mia janë me të, dy fëmijët e tij dhe familjen e tij “.

Eriksen u shtri pa ndjenja në fushë mbrëmë në ndeshjen kundër Finlandës, por fatmirësisht gjendja e tij tashmë është stabile. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat