Ky është vendimi për Riberyn

Futboll

Ky është vendimi për Riberyn

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:13
Ky është vendimi për Riberyn

Janë orë deçizive për rinovimin e Fronk Riberi të cilit i skadon kontrata më 30 qershor me skuadrën e Fiorentinës.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, pas bisedës me trajnerin Ivan Xhenaro Gatuzo sot pritet të merret qëndrimi zyrtar i teknikut të Fiorentinës për të.

Me shumë gjasa sulmuesi francez do të rinovojë, por me një pagë më të ulët dhe me një rol më pak lider duke parë dhe moshën e tij.

38-vjeçari francez u transferua tek skuadra nga Firence dy vite më parë dhe në këtë sezon që përfundoi ai u aktivizua në total në 30 sfida nga ku realizoi dy herë dhe dhuroi 7 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat