Hysaj bashkohet sërish me Sarrin

Futboll

Hysaj bashkohet sërish me Sarrin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:40
Hysaj bashkohet sërish me Sarrin

Elseid Hysaj është gati të bashkohet me Maurizio Sarrin pas tre vitesh. Mbrojtësit shkodran i skadon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është i lirë të vendosë vetë për të ardhmen e tij, që duket se do të jetë në kryeqytetin italian.

Mediat raportojnë se Lazio dhe Hysaj kanë arritur marrëveshjen për të firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga e cila shkodrani pritet të përfitojë një pagë pak a shumë të njëjtë me atë që merrte te Napoli, ose rreth 1.6 milionë euro neto në vit.

Pak ditë më parë Lazio vendosi t’i besojë pankinën Maurizio Sarrit dhe pikërisht ky i fundit ka këmbëngulur që të afrohet Hysaj, duke qenë se të dy kanë punuar për shumë vite, te Empoli e Napoli.

Ka qenë pikërisht Sarri ai që i besoi dhe lancoi Hysajn në Serinë A, teksa pikërisht nën drejtimin e teknikut italian, mbrojtësi kuqezi ka dhënë më të mirën e tij, ndaj tani bëhen sërish bashkë, këtë herë për të ngritur sa më lart Lazion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat