Teuta në Ohër

Futboll

Teuta në Ohër

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 13:41
Teuta në Ohër

Teuta ka zgjedhur Ohrin për t’u përgatitur për ndeshjet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.

Kampionët e sapo-shpallur në Shqipëri, kanë udhëtuar sot drejt Maqedonisë së Veriut dhe janë akomoduar në një kompleks turistik, ku ofrohen kushtet optimale për t’u përgatitur.

Qyteti liqenor ofron temperatura mjaft të mira për t’u stërvitur, teksa klubi durrsak njofton se ekipi do të qëndrojë në Ohër për plot 17 ditë dhe përveç përgatitjeve, ka programuar edhe tre ndeshje miqësore.

Nuk kanë udhëtuar me skuadrën emra si Kouros, Pjeshka e Iran Junior, të cilët nuk do të jenë më pjesë e bregdetarëve, ndërsa ekipit në Ohër pritet t’i bashkohen edhe futbollistë me të cilët drejtuesit po negociojnë për t’i afruar te Teuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat