Lajm i mirë për Francën

Futboll

Lajm i mirë për Francën

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:03
Lajm i mirë për Francën

Benzema u kthye në kombëtaren e Francës për herë të parë në gjashtë vite, para Kampionatit Europian. Ai pësoi dëmtim dhe e braktisi miqësoren ndaj Bullgarisë, duke ngritur pikëpyetje mbi pjesëmarrjen e tij në hapjen e Grupit F, Francë-Gjermani.

Vetë sulmuesi transalpin ka zbuluar si ndjehet. “Jam shumë mirë, kam qenë në gjendje të rinis stërvitjen me grupin dje, – tha ylli i Real Madridit për “Telefoot”. – Nuk kisha dhimbje. Nuk mendova fare për faktin se mund ta kisha humbur Europianin.

Ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë, kështu që gjithçka u rikuperua shumë shpejt. Nëse dje kam rifilluar trajnimin me grupin, kjo është për shkak se nuk kam asnjë shqetësim, asnjë dhimbje. Ndihem mirë, kam punuar në palestër, kështu që jam 100%”.

Benzema do të ndajë vëmendjen e parë te Franca me superyllin e PSG, Mbappe, i cili e ndihmoi e ekipin për lavdi në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Bomberi i skuadrës madrilene po e shijon punën me 22-vjeçarin: “Unë e kisha parë atë në TV, kisha luajtur tashmë kundër tij në nivel klubi. Për moshën e re, ai është tashmë një nga më të mirët. Më pëlqen të luaj shumë me të. Kam shumë kënaqësi, sepse ai është dikush që mund të bëjë ndryshimin në çdo kohë.

Ai vrapon shpejt, di të luajë me një prekje, di të fitojë, di të bëjë gjithçka. Është e rëndësishme për ekipin francez të ketë një lojtar si ai. Gjithmonë ka gjëra për të përmirësuar në futboll, por gjëja kryesore në ndeshje të rëndësishme është të jesh atje dhe të bësh ndryshimin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat