Sterling hero i fitores së Anglisë

Futboll

Sterling hero i fitores së Anglisë

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:04
Anglia feston

(E plotësuar):  Anglia starton me fitoren në kuadër të grupit D të Kampionatit Evropian në futboll. 

Anglezët triumfuan me rezultat 1:0 kundër Kroacisë. Autor i golit të fitores është Raheem Sterling.

Në 45 minutat e parë pamë një Angli më të mirë, ndërsa kroatët pas minutës së 20-të treguan lojë më stabile. 

Image

Në pjesë e dytë, anglezët ishin më të mirë, më kërkues dhe si fryt i kësaj edhe shënuan një gol, por patën edhe një rast të qind për qindtë. 

Në minutën e 6-të, Foden nga rreth 14-15 metra, godet furishëm por shtylla e djathtë e poshtme ishte aleat i portieri Livakoviq. 

Pas tre minutave Phillips nga rreth 14 metra godet bukur, ndërsa Livakoviq mezi shpëton portin e tij.  

Image

Në minutën e 57-të, Phillips asiston për Raheem Sterling i cili del vetëm me portierin Livakoviq  dhe me goditje të saktë shënon për fitoren e Anglisë. 

Në minutën e 61-të, Harry Kane ka pasur mundësi ideale që të shtojë epërsinë por dështon nga dy metra, që për pak e goditi me kokë shtyllën e majtë pingule, duke iu shmang një lëndimi të madh.

Sterling është hero i fitores së anglezëve.

Anglia arkëton tre pikë, nënkampioni i botës mbetet duarbosh në stadiumin “Wembley” në Londër.

Me 18 qershor Kroacia ballafaqohet me Republikën e Çekisë (18.00) dhe Anglia me Skocinë (21.00): 

Anglia – Kroacia 1:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Sterling (57’).
Kartona të verdhë: Foden - Çaleta-Car, Kovaçiç, Brozoviç.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Mings, Trippier, Phillips, Rice, Sterling (Calvert-Lewin 90+2’), Mount, Foden (Rashford 71’) dhe Kane (Bellingham 82’). 
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Vida, Çaleta-Car, Gvardiol; Brozoviç (Vllashiç 70’), Modriç, Kovaçiç (Pashaliç 85’), Rebiç (Petkoviç (78’), Perishiç dhe Kramariç (Brekalo 70’).

88' Kriacia po shpreson në mrekulli!

84' Anglia po sulmon.

79’ Kroacia shpreson të barazojë rezultatin. 

75' Anglia synon edhe golin e radhës.

73’ Kroacia po orvatet me të gjitha forcat, por po has në vështirësi.

Anglia – Kroacia 1:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Shënues: Sterling (57’).
Kartona të verdhë: Foden - Çaleta-Car, Kovaçiç, Brozoviç.
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Mings, Trippier, Phillips, Rice, Sterling, Mount, Foden (Rashford 71’) dhe Kane. 
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Vida, Çaleta-Car, Gvardiol; Brozoviç (Vllashiç 70’), Modriç, Kovaçiç, Rebiç, Perishiç dhe Kramariç (Brekalo 70’).

67' Monut nga goditja e lirë rreth 20 metra, gjuan për disa centrimetra mbi portën kroate.

61' Harry Kane huq rastin ideal. Kane lëndohet por fatmirësisht nuk e qëlloi shtyllën me kokë por me dorë.  Kane është mirë dhe vazhdon lojën.

60' Kroacia në presion.

57' Sterling kalon në epërsi Anglinë. Raheem Sterling me gjakftohësi e me mjeshtri e mposhti protierin Livakoviq.

53' Kroacia po luan më mirë se në pjesën e parë.

50' Pritet lojë edhe më e mirë se ajo e pjesës së parë.

47' Pjesa e parë nuk solli gola përkundër iniciativës së Anglisë.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë.

Në 45 minutat e parë pamë një Angli më të mirë, ndërsa kroatët pas minutës së 20-të treguan lojë më stabile. 

Kroatët ishin me fat në minutën e 6-të, kur Foden godet shtyllën e djathtë të poshtëm dhe tre minuta më vonë më shumë mund portieri Livakoviq e ndali gjuajtjen e Philipsit.  

43' Edhe më tej 0:0.

40' Po afrohet fundi i pjesës së parë, por ende nuk ka gola.

38’  Deri me tash rasti më i mirë është i minutës së 6-të, kur shtylla shpëton kroatët.

Anglia - Kroacia 0:0
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Mings, Trippier, Phillips, Rice, Sterling, Mount, Foden dhe Kane. 
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Vida, Çaleta-Car, Gvardiol; Brozoviç, Modriç, Kovaçiç, Rebiç, Perishiç dhe Kramariç.
35' Koha ideale, me diell në Londër.

32' Modriç dhe Perishiç së bashku me Kramariç mundohen të atakojnë portën angleze por pa sukses.

30' Lojë e mirë e dy kombëtareve, Anglia ka iniciativën.

26' Perishiç në pozitë të favorshme, por nga 14 metra gjuan mbi portë.

23' Kroacia duket më e mirë,  po e stabilizon lojën.

20' Anglia e Harry Kane vazhdon presionin ndaj nënkampionit të botës.

17' Një lojë shumë e mirë e Anglisë, një Kroaci e parrezikshme deri me tash.

13' Lojë me ritëm e Anglisë.

11' Anglia po sulmon.

9' Kalvin Phillips godet fortë e përtokë mezi e ndali portieri kroat.

8' Anglia shumë e rrezikshme.

6' Kroacinë e shpëton shtylla! Phil Foden godet bukurnga 14-15  metra por shtylla e djathtë pingule është aleat i i portierit Livakoviq.

5' Të dy kombëtaret luajnë me kujdes të shtuar.

3' “Wembley”, një arenë e zjarrtë, ku po ndeshen të fortë.

1' Fillon sfida e madhe Angli - Kroaci.

Intonohen himnet!

Gjithçka gati për sfidën e madhe dhe më interesanten deri me tash që nga fillimi i Kampionatit Evropian, ku ndeshen Anglia dhe Kroacia.

Nënkampioni i Botës me Perishiçin kërkojnë fitore sikur edhe Anglia me Harry Kane.

Ndeshje që luhet në kuadër të Grupit D, ku janë pjesë e grupit edhe Skocia dhe Republika e Çekisë.

Anglia - Kroacia
Stadiumi “Wembley” në Londër.
Gjyqtar: D. Orsato (Italia).
Anglia: Pickford, Walker, Stones, Mings, Trippier, Phillips, Rice, Sterling, Mount, Foden dhe Kane. 
Kroacia: Livakoviq; Vrsaljko, Vida, Çaleta-Car, Gvardiol; Brozoviç, Modriç, Kovaçiç, Rebiç, Perishiç dhe Kramariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat