Mbaron Evropiani për mbrojtësin belg

Futboll

Mbaron Evropiani për mbrojtësin belg

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:50
Thimothy Castagne

Mbrojtësi i Belgjikës, Thimothy Castagne u lëndua mbrëmë gjatë ndeshjes kundër Rusisë.

Futbollisti belg u detyrua të largohet nga fusha në min e 27’ të ndeshjes mes Belgjikës dhe Rusisë për shkak të një lëndimi afër syrit.

Në vend të Castagnes, në lojë u inkuadrua Meunier që realizoi gol në min e 34’ dhe bëri asistim në golin e Lukakut në min e 88’.

Castagne tani duhet të operohet për shkak të lëndimit që e pësoi afër syrit, dhe me këtë lëndim Evropiani merr fund për të.

Mbrojtësi belg u lëndua gjatë një dueli në ajër me futbollistin rus Daler Kuzyaev . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat