Befasi te britanikët

Futboll

Befasi te britanikët

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 14:56
Befasi te britanikët

Ndesha mes Anglisë dhe Kroacisë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar se cila mes këtyre dy skuadrave do të ketë më shumë shanse për të qenë lidere e Grupit D të Europianit.

Një duel që fillon me surpriza, pasi trajneri Garet Sauthgejt ka vendosur që të lërë jashtë emra të rëndësishëm.

Kështu, Xhedon Sanço nuk figuron as në stol për këtë sfidë, duke e ndjekur atë nga tribuna, kurse Rashford, do të ulet në pankinë për ndeshjen e parë. Tripier është përzgjedhur si lojtari që do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes, kurse në sulm do të jetë treshja Maunt-Sterling-Foiden në mbështetje të Kejn.

Nga ana tjetër, Zlatko Daliç ka përzgjedhur Rebiç përkrah Kramariç në repartin e avancuar, me Modriç i cili do të veprojë pas krahëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat