Në Katalunjë janë gati të heqin dorë nga Firpo

Futboll

Në Katalunjë janë gati të heqin dorë nga Firpo

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:23
Në Katalunjë janë gati të heqin dorë nga Firpo

Milani është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Theo Hernandez dhe ka identifikuar spanjollin Junior Firpo si profilin ideal, ndërsa mediat në Itali raportojnë se Paolo Maldini ka nisur zyrtarisht kontaktet me klubin e Barcelonës.

Këta të fundit shpenzuan rreth 30 milionë euro për të marrë futbollistin nga Betis dy vite më parë dhe deri tani nuk janë aspak të kënaqur me performancën e tij, ndërsa trajneri Ronald Koeman e ka aktivizuar me pikatore këtë sezon.

Në Katalunjë janë gati të heqin dorë nga Firpo dhe kanë propozuar një formulë huazimi me detyrim blerjeje, por pikërisht këtu nuk kanë dakordësinë e Milanit, që dëshiron të marrë spanjollin në huazim me të drejtë blerjeje, për t’u bindur më parë për performancën e tij.

Nga ana tjetër, vetë futbollisti ka miratuar një transferim në kampionatin italian, pasi dëshiron të rikthehet edhe njëherë në nivele të larta e të luajë rregullisht, teksa sheh Milanin si vitrinën ideale për të ekspozuar cilësitë e tij.

Këtë sezon në Spanjë Junior Firpo numëron 18 paraqitje, shumicën e të cilave i ardhur nga pankina dhe ka arritur të japë një asist e të shënojë një gol, duke mbetur totalisht në hijen e një futbollisti si Jordi Alba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat