Iniesta la të shtangur në vend portierin kundërshtar

Futboll

Iniesta la të shtangur në vend portierin kundërshtar

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:31
Iniesta la të shtangur në vend portierin kundërshtar

Klasi i Andres Iniesta nuk njeh moshë. Mesfushori spanjoll aktivizohet në Japoni me Vissel Kobe prej verës së vitit 2018.

Lojtari spanjoll pësoi një dëmtim të rëndë dhjetorin e vitit të kaluar dhe qëndroi mbi 5 muaj jashtë fushave. Sot ka realizuar një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Ishte minuta e 77-të e ndeshjes jashtë fushe me Urawa. Ekipi vendas po fitonte 2-1, ndërsa Iniesta la të shtangur në vend portierin kundërshtar.

Ekzekutim perfekt i 37-vjeçarit, topi në rrjetë dhe barazim 2-2. Për fat të keq, goli i Iniestës nuk mjaftoi dhe në raundin tjetër të Kupës së Japonisë kaloi Urawa, që kishte fituar 1-2 sfidën e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat