Mbrojtësi i Barcelonës kërkon largimin

Futboll

Mbrojtësi i Barcelonës kërkon largimin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Barcelona do të pësojë ndryshime për sezonin e ardhshëm dhe një pjesë e mirë e lojtarëve janë në shitje. Junior Firpo është mes të parëve në dalje dhe siç raportohet ka lëvizje për të ardhmen e tij.

Nga Spanja mediet bëjnë me dije se ai ka kërkuar të largohet dhe dëshira e mbrojtësit të majtë përputhet edhe me atë të klubit, që kërkon të fitojë para nga shitja e spanjollit.

Siç raportohet Milan ka bërë ofertën e parë dhe bëhet fjalë për një huazim me të drejtë blerje, që është refuzuar nga Barcelona. Mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do rikthehen me ofertë të re.

Nga ana tjetër kuqezinjtë kanë konkurrencë nga Premier League. West Ham, surpriza e sezonit në Angli e do dhe është gati të vërë paratë në tavolinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat