Super lajm për Italinë, regjisori i mesfushës bashkohet me ekipin

Futboll

Super lajm për Italinë, regjisori i mesfushës bashkohet me ekipin

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Roberto Mancini guxoi kur vendosi të mos e nxjerrë Marco Verratin nga lista e Italisë për Kampionatin Europian dhe duket se vendimi i trajnerit ka qenë i drejtë sepse zhvillimet e fundit janë pozitive.

Marco Verrati ka luajtur 20 minuta në një ndeshje miqësore me të rinjtë e Pescaras dhe shenjat janë se ai do rikthehet më shpejt seç pritej.

Mancini e priste pas fazës së grupeve, por mediet raportojnë se mesfushori i PSG është i gatshëm për ndeshjen me Zvicrën të mërkurën.

Mesfushori nuk pritet ta nisë betejn nga minuta e parë, por Mancini do e ketë gati për minutat e fundit të sfidës. 28-vjeçari vuante një dëmtim në gju, që e pësoi në ndeshjet e fundit të sezonit me PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat