Holanda do të ndeshet me Ukrainën, trajneri iu përgjigjet kritikëve

Futboll

Holanda do të ndeshet me Ukrainën, trajneri iu përgjigjet kritikëve

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:29
Holanda do të ndeshet me Ukrainën, trajneri iu përgjigjet kritikëve

Holanda do të ndeshet mbrëmjen e sotme me Ukrainën, sfidë kjo e vlefshme për Grupin c ku bëjnë pjesë dhe Maqedonia e Veriut dhe Austria.

Tekniku holandez De Bur është kritikuar shumë për mënyrën se si e rreshton skuadrën në fushë duke mos e kursyer formacionin me 5 mbrojtës. Por për të thumbuar kritikët ka menduar vetë trajneri i cili në një dalje për mediat është shprehur se në Holandë janë 17 milionë trajnerë, aq sa është totali i popullsisë në vendin e tij.

”Unë jam jashtëzakonisht krenar për punën time, nëse do të më kishit pyetur dy ose tre vjet më parë, kurrë nuk do të kisha menduar të ulesha te kjo karrige. Në Holandë kemi 17 milion trajnerë, presioni është gjithmonë atje.  Ne jemi një komb i vogël, por gjithsesi të gjithë presin që të arrijmë lehtë në finale, por ky nuk është realiteti.

Ne duam të dominojmë kundërshtarët me rikuperimin e shpejtë të topit dhe lojën sulmuese, është në ADN-në tonë. Unë mendoj se jemi në rrugën e duhur, ne mund të përmirësohemi 40%. Kemi një ekip të mirë, do të na mungojë Van Dajk por edhe skuadrat e tjera kanë mungesa.

Nuk duhet të kemi frikë nga askush, ka dy ose tre favoritë të mëdhenj dhe ato janë Franca, Belgjika dhe Spanja. Pastaj skuadra si Gjermania, Anglia, Italia dhe Portugalia janë në gjendje të mposhtin këdo’’, e mbyll i fjalën e tij tekniku holandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat