Triumfon Teuta

Futboll

Triumfon Teuta

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 16:35
Triumfon Teuta

Teuta në basketboll për meshkuj fitoi 84-80 ndaj Goga Basket në ndeshjen e tretë finale play off, duke udhëhequr 2-1 me takime.

Faktori fushë në këto finale nuk po ndikon fare, pasi kjo është fitorja e dytë e Teutës në “shtëpinë” e Gogës, ndërkohë që kjo e fundit, fitoren e vetme e ka arritur në Durrës.

Edhe sfida e tretë, ashtu si dy të parat, ka qenë me shumë rivalitet e emocione, e hapur deri në sekondat e fundit. Teuta kishte një epërsi të lehtë në periodën e parë (22-26), por Goga rikthen ekuilibrat, duke bërë që gjysma e parë e ndeshjes të përfundojë 43-42 për vendasit.

Në çerekun e tretë, është Goga Basket që shkëputet 65-58, por vendasit nuk e ruajnë dot epërsinë deri në fund. Në 10-minutëshin e fundit, Teuta përmbys gjithçka në favorin e saj, duke fituar 84-80. Sfida e radhës do të luhet pas 3 ditësh në “Ramazan Njala”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat