Maqedonia me pesë shqiptarë nuk ia del me Austrinë 

Futboll

Maqedonia me pesë shqiptarë nuk ia del me Austrinë 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:36
Goli i parë i austriakëve

(E plotësuar): Maqedonia e Veriut me pesë shqiptarë nuk ia del në duel me Austrinë, në takimin debutues në Kampionatin Evropian. 

Austria shënoi fitore me rezultat 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Grupit C në takimin që u luajt në Bukuresht të Rumanisë.

Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski e Visar Musliu u paraqitën titullarë, ndërsa Egzon Bejtullai nga minuta e 63-të. Bardhi u zëvendësua në minutën e 82-të dhe Musliu në atë të 87-tën. 

Image

Në minutën e 18-të, mbrojtja e Maqedonisë në “gjumë”, Stefan Lainer nga rreth 2-3 metra shënoi për epërsinë e austriakëve. 

Fat për Maqedoninë në minutën e 22-të! Kalajdzic godet fortë por Dimitrievski me mund e shpëtoi portën e tij.

Pas dhjetë minutave (28’) lojtari me përvojë i Maqedonisë, Goran Pandev shënoi për 1:1, duke e shfrytëzuar gabim pas gabimit të mbrojtjes dhe portierit austriak.

Në minutën e 67-të, Michael Gregoritsch godet me kokë por portier maqedon me mund të madh grushton topin në korrne. 

Në minutën e 78-të, Alaba asiston dhe Michael Gregoritsch me lehtësi maksimale shënon për rezultatin (2:1) për Austrinë.

Në minutën e 90-të, Marko Arnautoviq thellon fitoren në 3:1. 

Austria starton me fitore, ndërsa Maqedonia e Veriut e pafat.

Me 17 qershor Maqedonia ndeshet me Ukrainën (15.00) dhe Holanda - Austria (21.00) 

Austria - Maqedonia e Veriut 3:1 
Stadiumi "Arena Naționala", Bukuresht.
Gjyqtar: A. Ekberg (Suedia).
Shënues: Lainer (18'), Gregoritsch (78’), Arnautoviq (90’)  - Pandev (28').
Kartona të verdhë: Lainer - Trajkovski, Alioski.  
Austria: Bachmann, Lainer, Dragoviq (Lienhard 46’), Hinteregger, Ulmer, Baumgartner (Gregoritsch 58’), Laimer (Baumgartlinger 90+3'), X. Schlager (Ilsanker 90+4'), Alaba, Sabitzer dhe Kalajdzic (Arnautoviq 59’).

Në minutën e 90-të, Marko Arnautoviq thellon fitoren në 3:1. 

87' Maqedonia po lufton për të barazuar rezultatin.

82' Austria afër fitores.

78' Alaba asiston dhe Michael Gregoritsch me lehtësi maksimale shënon për 2:1 për Austrinë.

75' Bardhi po i jep gjallëri lojës.

72' Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai, pesë shqiptarë në fushë, mrekulli.

67' Maqedonia po mbahet mirë.

64' Michael Gregoritsch godet me kokë por portieri maqedon grushton topin dhe shpëton gol të sigurtë.

63' Egzon Bejtullai futet në lojë, pesë shqiptarë në fushë!  

62’ Lojë e nivelit mesatar, të dy kombëtaret po luajnë me kujdesin maksimal. Bardhi asistoi  për mrekulli por Pandev nuk u tregua i shkathët.

Austria - Maqedonia e Veriut 1:1 
Stadiumi "Arena Naționala", Bukuresht.
Gjyqtar: A. Ekberg (Suedia).
Shënues: Lainer (18') - Pandev (28').
Kartona të verdhë: Trajkovski, Alioski.  
Austria: Bachmann, Lainer, Dragoviq (Lienhard 46’), Hinteregger, Ulmer, Baumgartner (Gregoritsch 58’), Laimer, X. Schlager, Alaba, Sabitzer dhe Kalajdzic (Arnautoviq 59’).
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Nikolov (Bejtullaii 63'), Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Ademi, Elmas, Pandev dhe Trajkovski (Kostadinov 63').
58' Nuk ka ndryshim të rezultatit.

 54' Shqiptari Ezgjan Alioski ndëshkohet me karton të verdhë.

51' Maqedonia po tregohet më e mirë në pjesën e dytë.

48' Bardhi po tregon angazhim të madh.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. Ndeshje e baraspeshuar me pak raste dhe dy gola. 

Maqedonia e Veriut me shqiptarët Arijan Ademi, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski, treguan lojë të mirë. 

Në minutën e 18-të, mbrojtja e Maqedonisë në “gjumë”, Stefan Lainer nga rreth 2-3 metra shënoi për epërsinë e austriakëve. Pas dhjetë minutave (28’) lojtari me përvojë i Maqedonisë, Goran Pandev shënoi për 1:1, duke e shfrytëzuar gabim pas gabimit të mbrojtjes dhe portierit austriak. Pjesa e parë përfundon baras (1:1).   

Austria - Maqedonia e Veriut 1:1 

Stadiumi "Arena Naționala", Bukuresht.
Gjyqtar: A. Ekberg (Suedia).
Shënues: Lainer (18') - Pandev (28').
Kartona të verdhë: Trajkovski.  
Austria: Bachmann, Lainer, Dragoviq, Hinteregger, Ulmer, Baumgartner, Laimer, X. Schlager, Alaba, Sabitzer dhe Kalajdzic.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Nikolov, Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Ademi, Elmas, Pandev dhe Trajovski.
41' Austria menaxhon lojën mjaft mirë hiq atij gabimit në minutën e 28-të.

38' Maqedonia po bën presion në një farë mënyre.

36' Lojë me ritëm.

Austria - Maqedonia e Veriut 1:1 
Stadiumi "Arena Naționala", Bukuresht.
Gjyqtar: A. Ekberg (Suedia).
Shënues: Lainer (18') - Pandev (28').  
Austria: Bachmann, Lainer, Dragoviq, Hinteregger, Ulmer, Baumgartner, Laimer, X. Schlager, Alaba, Sabitzer dhe Kalajdzic.
Maqedonia e Veriut: Dimitrievski, Nikolov, Ristovski, Velkovski, Musliu, Alioski, Bardhi, Ademi, Elmas, Pandev dhe Trajovski.
33' Austria kërkon golin e epërsisë.

32' Lojë e mirë.

28' Goran Pandev barazon rezultatin 1:1. Gabim pas gabimit të mbrojtja austriake, po ashtu edhe portieri, ndërsa shqiptarët e Maqedonisë barazojnë. Gol historik për Maqedoninë. 

 Një 26' Maqedonia po orvatet që të barazojë.

22’ fat për Maqedoninë! Kalajdzic godet fortë por Dimitrievski me mund e shpëtoi portën 

21' Austria po udhëheq falë një gabimit të mbrojtjes maqedone. Stefan Lainer nuk i fali.

18' Austria në epërsi. Laimer nga rreth 2-3 metra i pambuluar shënon.

16' Austria po tregohet më energjike, megjithatë po has në mbrojtje të fortë.

13' Shqiptarët e Maqedonisë po tregojnë lojë të mirë.

10' Enis Bardhi po tregohet i rrezikshëm.

8' Alioski po tregohet luftarak.

4' Lojë e baraspeshuar.

2' Maqedonia e Veriut ndaj një Austrisë së papërshtatshme.

1 Fillon ndeshja.

Gjithçka është e qartë. Katër shqiptarë paraqiten standardë për Maqedoninë e Veriut kundër Austrisë, në ndeshjen e parë të grupit C të Kampionatit Evropian.

Futbollistët Arian Ademi, Enis Bardhi, Visar Musliu dhe Ezgjan Alioski startojnë nga minuta e parë.

Në bankë janë Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani.

Maqedonia kërkon mrekullinë në ndeshjen e parë në Bukuresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat