Morata: Asgjë nuk ka ndryshuar me Allegrin, na mungojnë tifozët

Futboll

Morata: Asgjë nuk ka ndryshuar me Allegrin, na mungojnë tifozët

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:41
Morata: Asgjë nuk ka ndryshuar me Allegrin, na mungojnë tifozët

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata insiston se asgjë nuk ka ndryshuar me të ardhmen e tij pas ardhjes së trajnerit Massimiliano Allegri.

Morata u rikthye te Juventus para një viti nga Atletico në formë huazimi me mundësi blerje.

“Zonja e Vjetër” mund të paguajë edhe 10 milionë euro për të vazhduar huazimin ose ta kompletojë blerjen për 45 milionë euro.

I pyetur për të ardhmen, Morata tha se nuk mund të flas, por asgjë nuk ka ndryshuar me ardhjen e Allegrit.

“Kam biseduar me drejtorin sportiv të klubit këtë javë, por nuk mund të them asgjë derisa të jetë zyrtare”

“Është gjithçka si më herët, ishte sezon i çuditshëm, shpresojmë që tjetrin të jemi më mirë. Na mungojnë tifozët. Është shumë më ndryshe për kundërshtarët të luajnë kur ata janë në stadium”, deklaroi ai.

Ndërkohë, mediat raportojnë se Juventusi do t’ia vazhdojë huazimin./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat