Gazetari i sportit në Austri: Të gjithë po presin fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, por...

Futboll

Gazetari i sportit në Austri: Të gjithë po presin fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, por...

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 17:43
Austri

Sonte me fillim nga ora 18:00 zhvillohet takimi i grupit C të Euro2020 mes Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut debuton në kampionat evropian, ndërsa që në ndeshjen e parë ka një kundërshtar tejet të fortë si Austria. Ky ballafaqim do të zhvillohet në ‘National Arena’ në Bukuresht.

Gazetari i sportit në Austri në mediumin, derStandart, Andreas Hagenauer pak para këtij ballafaqimi ka folur për mediumin tonë, ku ka theksuar se pritjet nuk janë shumë të mëdha për ekipin e tyre kombëtar.

“Pritjet në vend nuk janë shumë të mëdha, veçanërisht për shkak të paraqitjeve mjaft të dobëta në pesë ndeshjet e fundit. Është paksa befasi sepse kur shikon lojtarët, Austria nuk ka pasur kurrë një ekip më të mirë. Dhe shumë njerëz janë ende duke luftuar për t’i dhënë shumë besim trajnerit Franco Foda dhe stilit të tij të futbollit”, tha fillimisht Andreas Hagenauer për ‘GazetaBlic Sport’.

Sa i përket sfidës së sotme, Hagenauer ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka një kombëtare mjaft të mirë dhe ndeshja do të jetë e ndërlikuar.

“Unë mendoj se cilësia e lojtarëve dhe e gjithë skuadra duhet të jetë mjaft e mirë për të kaluar fazën e grupeve. Të gjithë po presin një fitore kundër Maqedonisë së Veriut, por unë mendoj se është një lojë mjaft e ndërlikuar. Sidoqoftë mendoj se Austria do të ketë sukses dhe do të kalojnë në fazën tjetër”, vazhdoi ai.

Në fund, gazetari i njohur në Austri tregoi se nga cilët lojtarë do të varet kombëtarja e tyre në këtë Euro2020.

“Varet. Lojtari yll i yni është sigurisht David Alaba, por kjo varet vërtet nga vendi ku do të luajë (mesfushë, mbrojtje). Lojtarët e tjerë që vlen të përmenden janë Marko Arnautovic (i cili u dëmtua, por tregoi një paraqitje të mirë kundër Sllovakisë), Sasa Kalajdzic (shpresa jonë për të shënuar) dhe mbrojtës Martin Hinteregger, i cili luajti një sezon të jashtëzakonshëm në Frankfurt dhe është një mbrojtës i lartë me aftësi të mira loje”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat