Shabani: Duhet ta pranojmë edhe ndarjen!

Futboll

Shabani: Duhet ta pranojmë edhe ndarjen!

Nga: K.Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:34
Shabani: Duhet ta pranojmë edhe ndarjen!

Drita nga Gjilani mbetet pa njërin prej lojtarëve më të mirë në Kosovë. Bujar Shabani përmes një postimi iu është mirënjohës skuadrës së Dritës. Futbollisti nuk e kishte të lehtë t’i ndanë rrugët me nënkampionin e Kosovës. 

“Dëshiroj të ju njoftoj që sot mes një marrëveshje të përbashkët kemi ndarë rrugët me klubin tim të deritanishëm FC DRITA.

Pas një periudhe gjashtëvjeçare vjen edhe momenti kur duhet ti themi lamtumirë njeri tjetrit, ky është profesioni ynë, andaj duhet ta pranojmë edhe ndarjen!

Dëshiroj t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që kam luajtur përkrah tyre, të gjithë trajnerët që kemi punu së bashku dhe të gjithë bashkëpunëtorët. 

Një falënderim i veçantë për dy presidentet Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku të cilët na kanë qëndruar mbrapa për gjithçka dhe në çdo moment.

Ata të cilët shumë herë i kemi hidhëruar por edhe i kemi gëzuar janë Intelektualët, andaj dua të ju them faleminderit për mbështetjen gjithmonë.

Suksese përgjithmonë klubi i veçantë i imi FC DRITA”, ka shkruar Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat