Danimarka gaboi

Futboll

Danimarka gaboi

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 18:39
Danimarka gaboi

Kasper Hjulmand e ka pranuar se Danimarka gaboi që e rifilloi ndeshjen hapëse të Euro 2020 kundër Finlandës në ditën kur Christian Eriksen i humbi ndjenjat pas një arresti kardiak në fushë.

Erikseni ra në fushë pa ndjenja dhe nuk mori frymë në pjesën e parë të ndeshjes hapëse të Grupit B, të shtunën në Kopenhagë.

Mesfushori i Interit u kthye në jetë pasi mori tretman emergjent në fushë dhe më pas u dërgua urgjentisht në spital, ku tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Ekipet kombëtare të Danimarkës dhe Finlandës u pajtuan që ta rinisin ndeshjen në orën 20:30 dhe jo të presin deri të nesërmen në mesditë.

Danimarka e humbi ndeshjen 1:0 pas golit të Joel Pohjanpalos në minutën e 59-të, duke ia dhënë fitoren Finlandës në ndeshjen debutues në Kampionat Evropian.

“Kur e mendoj tani, besoj se ishte gabim që iu kërkuam lojtarëve të zgjidhnin mes dy skenarëve. Ata nuk ishin të sigurt se a ka shpëtuar miku i tyre më i mirë. Ndiej se nuk është dashur të luanim”, tha Hjulmand të dielën.

“Ne është dashur të futeshim në autobus dhe të ktheheshim në shtëpi. Ishte vendim i vështirë. Lojtarëve iu desh të vendosnin. E di që është e vështirë, por ndiej se ishte gabim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat