Eriksen flet për herë të parë pas arrestit kardiak, mjekët tregojnë arsyet pse nuk duhet të rikthehet në fushë

Futboll

Eriksen flet për herë të parë pas arrestit kardiak, mjekët tregojnë arsyet pse nuk duhet të rikthehet në fushë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:13
Christian Eriksen

Një moment i vështirë u përjetua mbrëmjen e djeshme gjatë ndeshjes Danimark-Finland, teksa Christian Eriksen pësoi një atak kardiak në mes të fushës.

Të gjithë e shohin si shpëtim ndihmën që dha kapiteni i skuadrës, Simon Kjaer, i cili i bëri masazh kardiak dhe i mbajti gjuhën jashtë, para se të vinte ndihma e shpejtë.

Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore tashmë është e stabilizuar, mirëpo pas kësaj që i ndodhi ka shumë gjasa që të mos kthehet më të luaj me ekipin e Interit në Itali.

"Jam mirë, shpresoj të kthehem në fushë së shpejti": ky është mesazhi i dërguar nga Christian Eriksen rreth orës 23:00 dje në bisedën me ekipin e Interit.

Pavarësisht se lojtari 29 vjeçar thotë se ndihet mirë dhe se pret të kthehet në fushë, mjekët thonë se kjo mund të jetë diçka e pamundur.

Dr. Scott Murray, një kardiolog i njohur britanik, i specializuar në parandalimin e problemeve të zemrës, thotë se Italia krenohet me rekordin e saj të parandalimit të arresteve kardiake në futboll, kështu që problemet e lojtarit danez ka të ngjarë të parashikojnë fundin e kohës së tij në Serie A.

Ai i tha MailOnline: “Ndoshta është (fundi i karrierës së tij) për të. Italianët i ndalojnë njerëzit që marrin pjesë në sport nëse zbulohet se kanë një anomali të konsiderueshme kardiake, është në ligj. Ata e kanë bërë për një kohë të gjatë, përtej 20 viteve dhe ata kanë ulur nivelet e vdekjeve nga arrestet kardiake në sport nga përtej 3% në më pak se 1%.

Profesor Sanjay Sharma kryeson grupin ekspert të konsensusit kardiak të FA. Ai thotë se shkaqet e arrestit kardiak të Eriksen mund të përfshinin një gjëndje shëndetësore të paidentifikuar ose një temperaturë të lartë, por raportet se futbollisti ishte zgjuar në spital ishin "një shenjë shumë e mirë": 

"Unë nuk e di nëse ai do të luajë më futboll. Pa e thënë shumë troç, ai vdiq sot, megjithëse për disa minuta, por ai vdiq dhe a do ta lejonte profesionisti mjekësor të vdiste përsëri? Përgjigja është jo".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat