Agim Agushi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Futboll

Agim Agushi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 20:05
Agim Agushi - lojtar i sfidave në Gjeneratën e Republikës

Futbollistët dhanë maksimumin kush më shumë e kush më pak në vitet e 90-ta (1991-1999). 

Sportistët shqiptarë në të gjitha disiplinat sportive u mobilizuan dhe iu kundërvunë regjimit serb, duke e mbajtur gjallë sportin.

Agim Agushi i takon Gjeneratës së Republikës dhe me sukses është paraqitur për Unitedin e Sadovinës së Jerlive. 

Agushi pothuajse ka qenë i gjithanshëm, si mesfushor, qendërmbrojtës dhe mbrojtës i krahut të majtë ose i djathtë.

Ai nuk u ndal asnjëherë dhe as që u mërzit për kërcënimet që vinin nga milicia serbe. Agushi përveç në futboll të madh, me sukses ka luajtur edhe në futboll të vogël.

“Ka ndodhë raste të ndryshme kur në Sadovinë shpesh na kanë vizituar por zyrtar të klubit janë marrë me ta.
Gjatë udhëtimeve më kujtohet kemi pas ndalesa dhe na kanë kontrolluar kur udhëtonim me autobus”, tregon Agushi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Në vitet e pasluftës është zhongleri që po bën mrekullinë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Agushi është krenar që sakrifikoi shumë në gjeneratën e sakrificës dhe së bashku me mijëra sportistë i rezistuan okupatorit serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat