Ndeshje spektakolare në Amsterdam, Holanda feston, Ukraina në lot

Futboll

Ndeshje spektakolare në Amsterdam, Holanda feston, Ukraina në lot

Nga: Kemajl Goca Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:24
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar): Holandë - Ukrainë, ndeshja më e mirë deri me tash në Euro 2020. Pesë gola po se po, por e veçanta është se Ukraina barazon në minutën e 80-të por në finish mposhtet me rezultat 3:2 nga Holanda në kuadër të Grupit C të Kampionatit Evropian.   

Atmosferë e bukur futbolli, emocione të pafundme dhe Ukraina e pabesueshme se si u rikthye në rezultat për faktin se Holanda ishte më e mirë. 

Megjithatë, Holanda nuk lejon befasi, fiton në fund! 

Image

 “Tulipanët’ shpërdoruan disa raste të mira sidomos në pjesën e parë. 

Në minutën e 6-të, portieri Bushchan reagon shkëlqyeshëm dhe shpëton gol të sigurtë. Denzel Dumfries nga afërsia godet fuqishëm por portieri ukrainas shpëton portën.

Pas një minute (7’) Holanda shpërdorin edhe një rast. Wijnaldum gjuan mbi portë. Në fund të pjesë së parë patën dy raste të mira por i shpërdoruan. 

Pjesa e dytë spektakël golash.

Në minutën e 52-të,  Holanda në epërsi. Georginio Wijnaldum nga rreth 13-14 metra me goditje të fuqishme shënon për 1:0.

Në minutën e 59-të, Wout Weghorst nga afërsia thellon epërsinë në 2:0. 

Ukraina për pesë minuta barazon rezultatin. Në minutën e 75-të, Andriy Yarmolenko nga rreth 19-20 metra godet furishëm dhe shënon eurogol në këndin e epërm të djathtë, 2:1.

Image

Pas pesë minutave (80') Ukraina barazon. Roman Yaremchuk me kokë shënon, 2:2. “Tulipanët” nuk lejuan befasi, Denzel Dumfries realizon me kokë për 3:2 në minutën e 85-të. Fitore e mundimshme por shumë e ëmbël e Holandës. Holanda feston dhe Ukraina në lot dëshpërimi.

Në grupin A, Austria kryeson me 3 pikë, pasojnë Holanda 3, Ukraina 0 dhe Maqedonia e Veriut 0.

Me 17 qershor Maqedonia ndeshet me Ukrainën (15.00) dhe Holanda - Austria (21.00)

Holanda – Ukraina 3:2  
Stadiumi “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Wijnaldum (52’), Weghorst (59’), Dumfries (85’) - Yarmolenko (75'), Yaremchuk (80').
Kartona të verdhë: Sydorchuk.
Holanda: Stekelenburg - J. Timber (Veltman 88’), de Vrij, Blind (Ake 64’), Dumfries, van Aanholt (Wijndal 64’), Wijnaldum, de Roon, F. de Jong – Weghorst (de Jong 88’) dhe Depay (Malen 90+1’).
Ukraina: Bushchan - Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko - Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi, Yarmolenko, Zubkov (Marlos 13’ – Shaparenko 64’), Yaremchuk.
85' Denzel Dumfries me kokë shënon për epërsinë 3:2 të Holandës. Lot të Ukraina.

80' Ukraina barazon. Roman Yaremchuk me kokë shënon.

75' Andriy Yarmolenko nga rreth 19-20 metra godet furishëm dhe shënon eurogol në këndin e epërm të djathtë, 2:1.

72’ Lojë superiore e Holandës, afër fitores.

Holanda – Ukraina 2:1  
Stadiumi “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Georginio Wijnaldum (52’), Wout Weghorst (59’) - Yarmolenko (75'), Yaremchuk (80').
Holanda: Stekelenburg - J. Timber, de Vrij, Blind (Ake 64’), Dumfries, van Aanholt (Wijndal 64’), Wijnaldum, de Roon, F. de Jong - Weghorst, Depay.
Ukraina: Bushchan - Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko - Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi, Yarmolenko, Zubkov (Marlos 13’ – Shaparenko 64’), Yaremchuk.

67' Ukraina do ta ketë të vështirë ndaj Holandës së disponuar.

64' Holanda po sulmon pa ndal.

61' Holanda ka epërsi që sado kudo i jep qetësi.

59' Holanda nuk nddalet. Wout Weghorst nga afërsia thellon rezultatin në 2:0.

55' Epërsi e merituar e Holandës.

52' Holanda në epërsi. Georginio Wijnaldum nga rreth 13-14 metra me goditje të fuqishme shënon për 1:0.

50' Edhe më tutje pa gola, një Holandë sulmuese.

47' Ukraina po synon të befasojë sonte në Amsterdam.

Përfundon pjesa e parë me rezultat 0:0 mes Holandës dhe Ukrainës.

Portieri i Ukrainës, Bushchan, është më i merituari që nuk ka gola. Ai ka mbrojtur disa raste të mira të sulmuesve “Tulipan”. Holanda shpërdoron disa raste.

Holanda – Ukraina 0:0   
Stadiumi “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Holanda: Stekelenburg - J. Timber, de Vrij, Blind, Dumfries, van Aanholt - Wijnaldum, de Roon, F. de Jong - Weghorst, Depay.
Ukraina: Bushchan - Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko - Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi, Yarmolenko, Zubkov (Marlos 13’), Yaremchuk.
 

43' Nuk ka ende gola.

40' Dumfries nga aflësia në vend tlë portës gjuan jashtë.

39' Bushchan  edhe një herë tregon vlerat e tij, ndal supergoditjen e Wijnaldum .

37' Lojë e mirë, me rivalitet.

34' Edhe më tej rezultati baras.

31' Një Holandë sulmues, por edhe një Ukrainë që nuk është indiferente.

28' Portieri i Ukrainës Bushchan deri me tash është lojtar i ndeshjes.

25' Depay mjaft i shpejt dhe i rrezikshëm.

23' Holanda shumë e mirë por sulmuesit e saj jo të efektshëm.

20' Lojë shumë e mirë dhe ende nuk ka gola.

17' Ukraina po lufton deri në pikën e fundit.

15' Ukraina po mundohet të befasojë.

12' Holanda po dominon, por një dominim shterp.

9' Hoalnda po sulmon me të gjitha forcat.

7’ Holanda shpërdorin edhe një rast. Wijnaldum gjuan mbi portë.

6’ Portieri Bushchan reagon shkëlqyeshëm dhe shpëton gol të sigurte. Denzel Dumfries nga afërsia godet fuqishëm por portieri ukrainas shpëton portën.

4' Edhe Ukraina po tregohet shumë e mirë deri me tash.

2' Depay i shpejt si rrufe, nga rreth 15 metra kërcënon portën e Ukrainës.

1' Fillon ndeshja.

Intonohet himnet.

Kombëtarja e Holandës kërkon fitore në kuadër të grupit C në Kampionatin Evropian.
Holanda është favorite ndaj Ukrainës.

Në grupin C janë edhe Austria dhe Maqedonia e Veriut.

Holandë – Ukrainë luhet në stadiumin “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam.

Holanda – Ukraina
Holanda: Stekelenburg - J. Timber, de Vrij, Blind, Dumfries, van Aanholt - Wijnaldum, de Roon, F. de Jong - Weghorst, Depay.
Ukraina: Bushchan - Karavaev, Zabarnyi, Matviienko, Mykolenko - Zinchenko, Sydorchuk, Malinovskyi, Yarmolenko, Zubkov – Yaremchuk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat