Futbollistët e Kosovës fituan premi pas fitores ndaj Gambias

Futboll

Futbollistët e Kosovës fituan premi pas fitores ndaj Gambias

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:00
Futbollistët e Kosovës fituan premi pas fitores ndaj Gambias

Kombëtarja e  Kosovës ka mbyllur kampin në Antalya të Turqisë ku zhvilluan edhe dy ndeshje miqësore.

Dardanët qëndruan për një javë në Antalya, ku zhvilluan miqësore ndaj Guinesë dhe Gambias.

Takimin e parë të besuarit e trajnerit Bernard Challandes e humbën me rezultat të ngushtë 2-1, ku golin e vetëm e shënoi Arb Manaj.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë ndaj Gambias, Kosova shënoi fitore minimale 1-0 me golin e Arbër Hoxhës.

Për fitoren e arritur, futbollistët e grumbulluar në këtë kamp kanë fituar edhe premi nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Telegrafi mëson se secili futbollist i grumbulluar në këtë takim ka marrë nga 300 euro premi nga FFK për fitoren e arritur ndaj Gambias.

Përveç futbollistëve premi kanë marrë edhe stafi i Përfaqësueses së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat