Tensione, fanella e Euro 2020 përplas Greqinë me Maqedoninë e Veriut, Dendias letër shqiptarit

Futboll

Tensione, fanella e Euro 2020 përplas Greqinë me Maqedoninë e Veriut, Dendias letër shqiptarit

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 21:57
Tensione, fanella e Euro 2020 përplas Greqinë me Maqedoninë e Veriut, Dendias letër shqiptarit

Shkurtesa ‘MKD’ në fanellën e Maqedonisë së Veriut për Euro 2020 ka sjellë reagim nga Greqia.

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias i ka dërguar një letër homologut Bujar Osmani që të ndërhyjë dhe rregulloi këtë gjë të papranueshmë nga Greqia.

Madje kryediplomati grek ka kërkuar që në fanellën e Maqedonisë së Veriut të përdoren shkurtesat NM ose RNM, që i referohen Maqedonisë së Veriut apo Republika e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu Dendias ka bërë thirrje që Maqedonia e Veriut të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës e cila solli ndryshimin e emrin nga Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë në Maqedoni e Veriut.

Ky është rasti i dytë që një fanellë futbolli përplas dy shtete,  pasi e para ishte harta e Ukrainës me Krimenë në gjoksin e futbollistëve dhe mbishkrimi ‘’Lavdi Heronjve’’, që solli irritimin e Rusisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat