Trajneri Dallku befason të gjithë, e përkrah këtë kombëtare në “Euro2020”

Futboll

Trajneri Dallku befason të gjithë, e përkrah këtë kombëtare në “Euro2020”

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 22:25
Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku

Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku ka zbuluar kombëtaren të cilën po e përkrahë në këtë Kampionat Evropian të futbollit.

Dallku para ndeshjes ndërmjet Holandës dhe Ukrainës ka publikuar një fotografi me fanellën e Ukrainës duke treguar se ai është tifoz i tyre.

Tekniku vushtrrias për një kohë të gjatë ka bërë karrierë te skuadra ukrainase, Vorskla Poltava dhe kjo duket të jetë arsyeja që ai mbështet Kombëtaren e Ukrainës.

Kujtojmë se Armend Dallku ka vazhduar kontratën me Dukagjinin e Klinës edhe për një vit.

Dukagjini nga edicioni i ardhshëm do të bëj gara në Superligën e Kosovës në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat