Tifozët e Interit nderojnë Simon Kjaer!

Futboll

Tifozët e Interit nderojnë Simon Kjaer!

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:02
Tifozët e Interit nderojnë Simon Kjaer!

Ndërhyrja e djeshme nga Simone Kjaer ishte ndoshta vendimtare në shpëtimin e jetës së Christian Eriksen në ndihmën e parë pas aritmisë që e goditi atë në fushë.

Sot, tifogrupi i organizuar i Interit, Curva Nord dëshironte t’i bënte nderime mbrojtësit të Milanit:

“Nderim për Kjaer, njeri dhe kapiten i madh”, ishte mesazhi me një banderolë!

Futbollisti i Milanit këto dy ditë ka qenë padiskutim protagonisti më pozitiv dhe i cili ka fituar zemrën e të gjithëve. Agjenti i tij foli sot dhe pohoi se “heroi im është Kjaer! E kam asistuar për shumë vite po kurrë si sot nuk jam krenar për një njeri të mrekullueshëm”.

Edhe Beppe Marotta, drejtori i Interit, pranoi se ndërhyrja e Kjaer ishte tepër e rëndësishme pasi ishte ndihma e parë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat