Elmas: Të lëmë humbjen pas, të analizojmë kundërshtarin e radhës  

Futboll

Elmas: Të lëmë humbjen pas, të analizojmë kundërshtarin e radhës  

Nga: K.G. Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:15
Elmas: Të lëmë humbjen pas, të analizojmë kundërshtarin e radhës  

Futbollisti i Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, bëri të mirë në duel me lojtarët austriakë. Austria e mposhti me rezultat 3:1 Maqedoninë e Veriut në takimin e parë të Grupit C të Kampionatit Evropian.

"Sinqerisht, mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë, por gjithashtu kemi ndjerë se çfarë do të thotë të luash në një Kampionat Evropian, sa e fortë është kjo garë.

Ky është një mësim i shkëlqyeshëm, por duhet të jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk ka mbaruar, se kemi edhe dy takime në të cilat me rezultate të mira mund të sigurojmë fazën e dytë. 

Austria luajti më shpejt, ata ishin pak më të mirë se ne, por ne duhet të lëmë humbjen pas sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të analizojmë me kokë të ftohtë kundërshtarin tjetër", tha Elmas.

Maqedonia në sfidën e radhës ndeshet me Ukrainën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat