Lojtari argjentinas: Ja pse erdha të Gjilani

Futboll

Lojtari argjentinas: Ja pse erdha të Gjilani

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:35
Lojtari argjentinas: Ja pse erdha të Gjilani

Sulmuesi argjentinas Agustin Torasa u largua nga Tirana për t’iu bashkuar skuadrës kosovare të Gjilanit.

Pas dy viteve me fanellën bardheblu, argjentinasi u largua drejt Kosovës për një aventurë të re, ku do të jetë shok skuadre me Elton Kale, sulmuesin tjetër që u largua nga Tirana pak ditë më parë. Torasa ka folur për herë të parë si futbollist i Gjilanit duke mos i kursyer elozhet për skuadrën e drejtuar nga Ismet Munishi.

“Jam këtu në këtë klub pasi njoh shumë lojtarë në radhë të parë. Më kanë folur fjalë shumë të mëdha për këtë klub dhe nuk kisha dyshime për të ardhur.  Kjo është sfidë e re për mua, pasi është hera e pare që ndodhem në këtë vend. Jam këtu për të ndihmuar klubin për të arritur objektivat.

Unë nuk kam frikë të them që do luftojmë për titullin që në ditën e parë. Dua të dëshmoj që mund të bëj gjëra të mëdha dhe së bashku me pjesën tjetër mund të bëjmë gjëra të mëdha. Njerëzit këtu më kanë trajtuar shumë mirë.

Unë dhe familja ime u jemi mirënjohës dhe do t’ua shpërblejmë. Tifozëve u premtoj që do jap maksimumin, ashtu siç kam bërë në secilin klub ku kam luajtur. Objektivi ynë është i qartë”, u shpreh Torasa si futbollist bardhekuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat