Arsenali ka bërë ofertën e parë

Futboll

Arsenali ka bërë ofertën e parë

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 23:37
Fekir

Arsenali është duke tentuar që të transferojë në këtë verë Nabil Fekirin nga Real Betisi.

Sipas asaj që raporton AS, The Gunners kanë filluar bisedimet me lojtarin dhe përfaqësuesit e tij.

Mediumi spanjoll bën të ditur se Arsenali ka bërë ofertën e parë në drejtim të Betisit, mirëpo këta të fundit kërkojnë më shumë.

Bisedimet mes të dyja klubeve po vazhdojnë, me skuadrën londineze që e ka bërë prioritet transferimin e Fekirit në këtë afat.

Fillimisht, Arsenali tentoi të transferonte Emi Buendian, mirëpo lojtari kaloi te Aston Villa nga Norwichi.

Topçinjtë besohet se po ofrojnë rreth 30 milionë euro për kartonin e Fekirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat