“Të q… nënën tënde shqiptare”/ Arnautovic flet pas ofendimit që ia bëri lojtarëve shqiptarë

Futboll

“Të q… nënën tënde shqiptare”/ Arnautovic flet pas ofendimit që ia bëri lojtarëve shqiptarë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:09
Marko Arnautovic

Marko Arnautovic, për të cilin ka shumë dyshime se është me origjinë shqiptare prej mbiemrit, ka reaguar pas fjalëve dhe gjesteve të bëra në ndeshjen e djeshme kundër Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi ofendoi një prej lojtarëve shqiptarë të fqinjëve dhe bëhet fjalë për njërin mes Alioskit dhe Bejtulait. Pas shënimit të golit, Arnautovic shpërtheu dhe u desh që ta mbanin shokët e skuadrës.

Mediat serbe e kanë nxjerrë zbuluar futbollistin e Austrisë, teksa shkruajnë se nga leximi i buzëve në momentin e irritimit thotë: “Të q…. nënën shqiptare”. Sigurisht lajmi ka marrë dhenë dhe Arnautovic ka vendosur të reagojë.

“Unë nuk jam racist dhe nuk do të jem kurrë një i tillë. Ishte një betejë fjalësh gjatë një momenti emocional, nga njëra anë dhe nga tjetra. Shokët e mi, të cilët janë rritur në familjen time, janë nga e gjithë bota.

Isha i lumtur, natyrisht kishte fjalë që më lënduan gjithashtu. Ishte thjesht një shkëmbim fjalësh mes emocionesh. Për të gjithë njerëzit që janë ndjerë të prekur: Më vjen keq, më vjen keq, më vjen keq. Le t’i harrojmë të gjitha këto, nuk janë pjesë e futbollit”, është shprehur Arnautovic. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat