De Ligt kalon lëndimin dhe i gatshëm për Austrinë

Futboll

De Ligt kalon lëndimin dhe i gatshëm për Austrinë

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:44
De Ligt

Kombëtarja e Holandës e ka nisur mbarë aventurën në Kampionatin Evropian.

‘Tulipanët’ kanë mposhtur në një ndeshje spektakolare Ukrainën me rezultat të ngushtë 3-2.

Por në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2020, për Holandën mungoi mbrojtësi Matthijs de Ligt.

21-vjeçari ka vuajtur nga një lëndim, por që e ka lënë pas tani.

Ai ka gëzuar trajnerin De Boer pasi sot është rikthyer në stërvitje.

Kësisoj mbrojtësi i talentuar do të jetë në dispozicion të Holandës për ndeshjen ndaj Austrisë të enjten mbrëma. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat