Messi: De Paul i rëndësishëm dhe fantastik

Futboll

Messi: De Paul i rëndësishëm dhe fantastik

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 15:44
Lionel Messi

“Jam gjithmonë në dispozicion të Argjentinës. Ëndrra më e madhe është të fitoj një trofe me këtë fanellë“, u shpreh Leo Messi në lidhje me Kupën e Amerikës, kompeticion që filloi mbrëmjen e kaluar me duelin Brazil-Venezuelë (3-0).

Kombëtarja albiceleste luan ndeshjen e parë sonte përballë Kilit. Ylli i Barcelonës thur elozhe edhe për Rodrigo De Paul, kapitenin e Udineses dhe shokun e tij të skuadrës tek Argjentina.

“De Paul është një lojtar i rëndësishëm, si kur luan me topin si edhe kur atë e ka kundërshtari. Synojmë të kombinojmë me njëri-tjetrin dhe tentojmë të qëndrojmë sa më afër në fushë.

Kemi arritur të njihemi shumë mirë me kalimin e kohës. Ndihem shumë mirë përkrah tij“, deklaroi Leo Messi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat