Poloni – Sllovaki, këto janë formacionet zyrtare

Futboll

Poloni – Sllovaki, këto janë formacionet zyrtare

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:14
Lewandowski dhe Hamsik

Polonia dhe Sllovakia i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në Grupin E në kuadër të Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Gazprom Arena’ në Shën Petersburg.

Polonia ka një skuadër tejet të rrezikshme me në krye Robert Lewandowskin, që do të tentojë që edhe në Kampionatin Evropian të shkëlqejë.

Në anën tjetër, Sllovakia do të shpresojë në ndonjë gabim në mbrojtjen kundërshtare, për të marrë së paku një barazim.

Formacioni startues i Polonisë: Szczęsny, Bednarek, Linetty, Lewandowski, Krychowaik, Rybus, Klich, Glik, Bereszynski, Jozwiak.

Formacioni startues i Sllovakisë: Dubravka, Pelarik, Satka, Duda, Skriniar, Hubocan, Hamsik, Haraslin, Kucka, Mak, Hromada. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat