Gruaja e Eriksenit mendoi se ai kishte vdekur

Futboll

Gruaja e Eriksenit mendoi se ai kishte vdekur

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 17:31
Kasper Schmeichel

Christian Erikseni pësoi arrest kardiak në fund të pjesës së parë të ndeshjes të shtunën mes Danimarkës dhe Finlandës dhe ndaj tij u përformua CPR-ja në fushë nga ekipi mjekësor për ta kthyer në jetë.

Ish-portieri dhe babai i Kasper Schmeichel, Peter Schmeichel ka folur për arrestin kardiak të Eriksenit dhe përvojën e tij brenda stadiumit në ato momente.

“Ishin dy orët më të rënda në përvojat e mija futbollistike. Ndodhi jo shumë larg ku po qëndronin grate e futbollistëve dhe sapo e pa Eriksenin, gruaja e tij vrapoi brenda fushës” – tregoi Schmeichel.

Kasper Schmeichel dhe Kjaer vrapuan te ajo duke u munduar ta qetësonin.

“Unë bisedova me djalin tim Kasperin mbrëmë. Ai menjëherë vrapoi te ajo. Ajo kishte menduar se Eriksen ka vdekur, por ai it ha se Christian po merrte frymë” – tregoi Schmeichel.

Fatmirësisht, tani rreziku ka kaluar dhe Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat