Poloni – Sllovaki, Skriniar shpallet futbollisti i ndeshjes

Futboll

Poloni – Sllovaki, Skriniar shpallet futbollisti i ndeshjes

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 21:18
Milan Skriniar

UEFA ka shpallur Milan Skriniar si futbollistin e ndeshjes mes Polonisë dhe Sllovakisë.

Milan Skriniar ishte hero në fitoren e Sllovakisë ndaj Polonisë me rezultat 2-1 në ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit E në Euro 2020.

Mbrojtësi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për kualifikim në fazën tjetër të garës.

Pas ndeshjes, ylli i Interit mori edhe çmimin e futbollistit të ndeshjes nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat