Ronaldo para 60 mijë tifozëve

Futboll

Ronaldo para 60 mijë tifozëve

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:16
Ronaldo para 60 mijë tifozëve

Për 35 vjet në Budapest nuk kemi parë një ndeshje futbolli me një audiencë të madhe si ajo që pritet sot për HungariPortugali, sfidën inauguruese të Grupit F të kampionëve në fuqi. Sipas mediave lokale, rreth 60 mijë spektatorë priten në “Puskas Arena”, aktualisht i vetmi nga njëmbëdhjetë stadiumet e këtij edicioni udhëtues të kampionatit kontinental në të cilin pranohet 100% e publikut.

Për të hyrë, përveç biletës, është e nevojshme të keni një byzylyk COVID-i, i cili mund të merret vetëm me certifikatën e vaksinimit ose rezultatin negativ të një tamponi në 72 orët e mëparshme.

Federata Hungareze e Futbollit ka njoftuar se gjysma e biletave kanë avulluar që në mesditën e djeshme për jem protagonist deri ndeshjen kundër ekipit kombëtar të Kristiano Ronaldos. Ky i fundit është shprehur se do të hiqte dorë nga golat e tij vetëm që skuadra të fitonte Europianin për herë të dytë.

“Pesë vite më pas skuadra është ndryshe, me më shumë potencial për të fituar dhe eksperiencë. Unë nuk jam i njëjti kur isha 18 vjeç. Loja do të jetë ndryshe ashtu si dhe mentaliteti unë.

Është shumë e rëndësishme që ndaj Hungarisë ta nisim me fitore pasi do të na lehtësonte shumë rrugën në grupin më të fortë. Kemi një grup me lojtarë të rinj që janë të uritur për të fituar ashtu si dhe lojtarë që kanë fituar shumë. Golat? Për mua është më e rëndësishme të fitoj dy Europianë sesa të shpallem golashënuesi më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat