Bërdariç: Vllaznia speciale, Europa sfidë e bukur

Futboll

Bërdariç: Vllaznia speciale, Europa sfidë e bukur

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 13:25
Bërdariç: Vllaznia speciale, Europa sfidë e bukur

Tomas Bërdariç tashmë ka vendosur dhe është bindur të vazhdojë aventurën me Vllazninë edhe për një sezon. Për mediat, tekniku kroato-gjerman, thekson se Vllaznia për të është speciale ndërsa shton se Europa është sfidë e bukur.

“Është një sfidë e madhe të vazhdoj, ky është ekipi im dhe jam shumë i lumtur që kemi rënë dakord edhe për një sezon tjetër.

Jemi në fazën e ndërtimit. Nuk jemi një klub që mund të krahasohemi me klubet e mëdha në Europë. Jemi rritur dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë fort. Ky është procesi që duhet të bëjmë”.

“Merkato? Po shikojmë për lojtarë. Fillimisht duhet të mbajmë lojtarët, të ndihen profesionistë. Po shohim për lojtarë që mund t’i afrojmë në ekip. Nuk e di ende sa lojtarë kemi, por do e menaxhojmë në mënyrën e duhur. Duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi”.

“Kupat e Europës? Është një sfidë e bukur për Vllazninë të përballet me ekipe në Europë. Është diçka e pabesueshme, në kushtet që ishim thonit që ‘a jeni të çmendur’. Do përballemi me këdo që të na bjerë shorti”.

“Titulli? Duhet të vazhodjmë njëlloj, të jemi profesionistë dhe të sigurojmë Europën. Le të ëndërrojmë pastaj”.

“Rinovimi? Kam pasur disa mundësi që ta ndryshoj klubin. E kam thënë përpara se Vllaznia është speciale për mua. Kur të dua të bëj hapin tjetër, do e bëj me Vllazninë”, u shpreh Bërdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat