Ja sa ndeshje mund të dënohet për fyerje të turpshme kundër shqiptarit

Futboll

Ja sa ndeshje mund të dënohet për fyerje të turpshme kundër shqiptarit

Nga: K.Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 14:43
Ja sa ndeshje mund të dënohet për fyerje të turpshme kundër shqiptarit

Reprezentuesi i Austrisë, Marko Arnautoviq, me prejardhje serbe, shembulli më i keq në Kampionatin Evropian. Ai të dielën e shau me nënë shqiptarin Ezgjan Alioski! 

Unioni Evropian i Futbollit (UEFA) do të hetojë pretendimet se lojtari i kombëtares austriake Marko Arnautoviq ka fyer lojtarin e Maqedonisë së Veriut në baza kombëtare gjatë ndeshjes në Kampionatin Evropian.

Federata e Futbollit e Maqedonisë  së Veriut  i kërkoi UEFA të ndëshkonte Arnautoviqin.

“Babai i Arnautoviq është serb, dhe nëna e tij austriake”, shkruan media serbe “Kurir”. 

Sipas rregullave disiplinore të UEFA, një lojtar mund të marrë një dënim prej të paktën 10 ndeshjeve për fyerje në baza racore dhe etnike.

Arnautoviq kërkoi falje dhe tha se ai nuk ishte racist, por që disa fjalë u thanë për shkak të emocioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat