Bitri largohet pas tri vitesh nga Partizani

Futboll

Bitri largohet pas tri vitesh nga Partizani

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:15
Bitri largohet pas tri vitesh nga Partizani

Eneo Bitri shpall zyrtarisht divorcin me Partizanit. Qendërmbrojtësi beratas mbyll pas tre vitesh përvojën me të kuqtë, me të cilët fitoi titullin kampion në sezonin e tij të parë me skuadrën kryeqytetase.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Bitri falënderon klubin e kuq për mundësinë që i dha gjatë kësaj periudhe.

“Nga sot, nuk jam më pjesë e Partizanit. Ishin 3 vite fantastike, falënderoj Presidentin Gaz Demi dhe Drejtorin Olsi Rama që më dhanë mundësinë të jem pjesë e një ndër ekipeve më të mira në Shqipëri…

Dua të falënderoj gjithë trajnerët, stafin dhe gjithë pjesëtarët e klubit të Partizanit… Falënderoj tifozat më të zjarrtë në Shqipëri për mbështetjen që më kanë dhënë. Faleminderit!

Bitri, me shumë gjasa, do ta vijojë karrierën jashtë Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat