Serbi e ka sharë me nënë shqiptarin, ja si arsyetohet! Para përjashtimit

Futboll

Serbi e ka sharë me nënë shqiptarin, ja si arsyetohet! Para përjashtimit

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:26
Serbi e ka sharë me nënë shqiptari, ja si arsyetohet! Para përjashtimit

UEFA e ka nisur një hetim ndaj futbollistit serb të Austrisë, Marko Arnautoviq, nën dyshimet për fyerje raciste ndaj një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Euro 2020 të dielën.

Nëse vërtetohet se Arnautoviq përdori fyerje raciste, atëherë ai do mund të përjashtohet nga Kampionati Evropian menjëherë.

Dyshohet se Arnautoviq e përdori një term fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve kur iu drejtua një futbollisti shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Në një komunikatë për media, UEFA njoftoi: “Në përputhje me Artikullin 31(4) të Rregullave Disiplinore të UEFA-s, është emëruar një inspektor i etikes dhe disiplinës për ta zhvilluar një hetim në lidhje me incidentin në të cilin u përfshi lojtari Marko Arnautoviq gjatë ndeshjes së fazës grupore të Kampionatit Evropian mes ekipeve kombëtareve të Austrisë dhe Maqedonisë së Veriut më 13 qershor 2021”.

Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë.

Ai i reagoi Alioskit pasi shënoi duke e sharë “Ta q**sha nënën...”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Në një reagim në Instagram, Arnautoviq shkroi: “Kishte fjalë të nxehta dje për shkak të emocioneve të ndeshje, për të cilat dëshiroj të kërkoj FALJE – veçanërisht miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe nga Shqipëria. Dëshiroj ta them një gjë shumë qartë: UNË NUK JAM RACIST! Unë kam miq gati nga çdo vend dhe e mbështetës diversitetin. Kushdo që më njeh mua është i vetëdijshëm për këtë. Më falni”.

Ky incident ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale, veçanërisht në mesin e tifozëve shqiptarë, të cilët u bën thirrje UEFA-s për të hapur hetim ndaj sulmuesit.

Më vonë, kërkesë zyrtare UEFA-s për një hetim ndaj yllit të Austrisë bëri edhe Federata e Futbollit e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat