Franca triumfon me autogolin e Hummelsit kundër Gjermanisë 

Futboll

Franca triumfon me autogolin e Hummelsit kundër Gjermanisë 

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:29
Hummels shënon autogol për fitoren e Francës

(E plotësuar):  Franca me pikë të plota në duel me Gjermaninë. Francezët shënuan fitore me rezultat 1:0 kundër gjermanëve, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Allianz Arena” në Munih, në kuadër të Grupit F të Kampionatit Evropian.

Francezët triumfojnë falë autogolit të futbollistit Mats Hummels.

Në minutën e 20-të, Mats Hummels, duke tentuar të shmang rrezikun çuditërisht godet fuqishëm dhe shënon autogol, duke e lënë të shtangur portierin Neuer. 

Image

Gjatë 45 minutave të para, të dy Kombëtaret dhanë maksimumin, edhe gjermanët patën mundësitë e tyre përmes Muller (22’) dhe Gundogan (39’), të cilët nuk ishin të saktë duke gjuajtur jashtë portës franceze.

Pjesa e dytë ka qenë mjaft  e mirë, të dy kombëtaret luftuan deri në pikën e fundit, sidomos Kylian Mbappe në disa raste ishte i shpejt dhe i rrezikshëm për gjermanët.

Në minutën e 52-të, fat i madh për gjermanët. Rabiot nga një pozitë ideale godet furishëm por shtylla shpëton gjermanët.  

Pas dy minutave (54’), rasti më i mirë për gjermanët, Sergey Gnabry gjuan nga rreth 12-13 metra por topi shkon për disa centimetra mbi portë.

Në minutën e 85-të, Karim Benzema shënon por u anulua goli i tij pas shikimit të VAR-it, ku shihej se ishte në pozitë jashtë loje.

Image

Gjermanët nuk arritën të paktën një pikë të ndalin në konak të tyre, ndërsa Franca, kampion në fuqi i botës, mori pikët e plota dhe të qetësisë, kur dihet se janë në ‘grupin e vdekjes’, në Grupin F së bashku me kampionin në fuqi të Evropës, Portugalinë, dhe Hungarinë.

Portugalia kryeson me 3 pikë, duke lënë pas Francën  me 3, Gjermaninë 0 dhe Hungarinë me 0 pikë.

Me 19 qershor, Franca ndeshet me Hungarinë (15.00) dhe Gjermania me Portugalinë (18.00).

Franca – Gjermania 1:0
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 
Gjyqtar: C. Del Cerro.
Shënues: Hummels (20-autogol).
Kartona të verdhë: Kimmich.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot (Dembele 90+5’), Griezmann, Mbappe dhe Benzema (Tolisso 88’).
Gjermania: Neuer, Ginter (Can 87’), Hummels, Rudiger, Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens (Volland 88’), Havertz (Sane 74’), Muller dhe Gnabry (Werner 74’).

85' Të dy Kombëtaret po luajnë me kujdes. Anulohet goli i Benzemas.

83' Kampioni në fuqi i botës shumë afër fitores.

80' Mbappe shumë i shpejt, shumë i rrezikshëm.

76’ Pak minuta deri në fund, edhe 14 minuta dhe ende me gjasa Gjermania për rezultat të faorshëm.

Franca – Gjermania 1:0
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 
Gjyqtar: C. Del Cerro.
Shënues: Hummels (20-autogol).
Kartona të verdhë: Kimmich.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens, Havertz (Sane 74’), Muller dhe Gnabry (Werner 74’).

71' Gjermania në presion të rezultatit. 

69' Me 19 qershor, Franca ndeshet me Hungarinë (15.00) dhe Gjermania me Portugalinë (18.00).

66' Benzema godet por bllokohet gjuajtja e tij.

63' Gjermania po orvatet me mish e më shpirt por pa sukses.

60' Franca po kërkon të ruajë epërsinë e cila është në presion të Gjermanisë.

57' Lojë me ritëm, gjermanët e duan barazimin me çdo kusht. 

54' Sergey Gnabry i Gjermanisë, i pafat! Ai gjuan nga rreth 12-13 metra por shkon topi për disa centimetra mbi portë.

52' Rabiot nga një pozitë ideale godet furishëm por shtylla shpëton gjermanët. 

50' Franca mjaft e rrezikshme, kërkon golin e radhës.

46' Gjemania në presion të Francës.

Përfundon pjesa e parë. Franca është në epërsi (1:0) kundër Gjermanisë.

Në minutën e 20-të, Mats Hummels, duke tentuar të shmang rrezikun çuditërisht godet fuqishëm dhe shënon autogol, duke e lënë të shtangur portierin Neuer. 

Gjatë 45 minutave të para, të dy Kombëtaret dhanë maksimumin, edhe gjermanët patën mundësitë e tyre përmes Muller dhe Gundogan, të cilët nuk ishin të saktë duke gjuajtur jashtë portës franceze.
  
Franca – Gjermania 1:0
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 
Gjyqtar: C. Del Cerro.
Shënues: Hummels (20-autogol).
Kartona të verdhë: Kimmich.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens, Havertz, Muller dhe Gnabry.

42' Të dy kombëtaret luftojnë me mish e më shpirt, Franca është më komode pasi që po avancon me 1:0.

39’ Gundogan në pozitë mirë por gjuan plogësht.

37' Mbappe mjaft i rrezikshëm për gjermanët. Kampioni në fuqi i botës synon ta thellojë epërsinë. 

34' Lojë me rivalitet të madh, mes dy superfuqive, Franca në epërsi.

32' Ndeshja shumë e mirë, një Gjermani mjaft energjike dhe një Francë e rrezikshme.

Franca në epërsi, Gjermania synon ta barazojë. 

Franca – Gjermania 1:0
Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 
Gjyqtar: C. Del Cerro.
Shënues: Hummels (20-autogol).
Kartona të verdhë: Kimmich.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens, Havertz, Muller dhe Gnabry.

26' Gjermania bën presion/

22’ Muller rrezikon me kokë por për fat të francezëve topi shkon jashtë portës. 

20' Hummels shënon autogol dhe 0:1 për Francën. Hummels duke tentuar të largojë topin e fut në rrjetë.

Mbappe godet nga rreth 13-14 metra jashtë shtllës së majtë pingule.

15' Pogba kërcënon portën e Gjermanisë, por topi shkon mbi portë.

 11' Franca po luan me mjaft siguri.

9' Nuk ka ndonjë rast, kombëtaret luajnë me kujdes.

6' Gjermanët janë vendas ndaj Francës.

4' Ndeshje m rivalitet, Franca apo Gjermania, cila do të triumfojë?

 2' Superfuqitë kërkojnë fitore në ndeshjen e parë.

1' Fillon sfida Francl - Gjermani.

Ndeshen superfuqitë e futbollit, Franca – Gjermania.

Ndeshja luhet në Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 

Franca - Gjermania

Stadiumi “Allianz Arena” në Munih. 
Gjyqtar: C. Del Cerro.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Kimpembe, Hernandez, Pogba, Kante, Rabiot, Griezmann, Mbappe dhe Benzema.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Kroos, Gundogan, Gosens, Havertz, Muller dhe Gnabry.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat