Batatina kërkon me shikues të luajë në Evropë 

Futboll

Batatina kërkon me shikues të luajë në Evropë 

Nga: K.G. Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:52
Batatina kërkon me shikues të luajë në Evropë 

Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, kërkon që të luajë ndeshjen me Shkupin në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e parë luhet me 8 korrik në Shkup në kuadër të kualifikueseve për Conference League në futboll.  

“Nuk duhet që të shkelen të drejtat e njeriut në bazë të fuqisë ekonomike sepse nëse shtetet e forta kanë të drejtë që t'i lejojnë tifozët edhe shtetet më të varfra ekonomikisht duhet t'i lejojnë sepse kjo është një shkelje flagrante e të drejtës së lirë.

Llapi kërkon që në ndeshjen kthyese ndaj Shkupit më 15 korrik në kuadër të raundit të parë kualifikues për UEFA Conference League t'i ketë tifozët të pranishëm në tribuna dhe nëse kjo nuk ndodhë tifozët e të gjitha skuadrave duhet të ngrihen në këmbë dhe të kërkojnë rikthimin e tyre në tribuna”, ka shkruar Batatina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat