Ish-futbollisti i “lutet” hajnave: Më ktheni fanellën...

Futboll

Ish-futbollisti i “lutet” hajnave: Më ktheni fanellën...

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:54
Ish-futbollisti i “lutet” hajnave: Më ktheni fanellën...

Ish-sulmuesit të Milanit, Alesandro Matri i kanë vjedhur fanellën e debutimit me kuqezinjtë dhe vetë futbollisti i ka kërkuar hajnave t’ia kthejnë mbrapsht pasi për të ka shumë vlerë.  

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Matri i drejtohet hajdutëve duke tentuar t’i bindë që t’i kthejnë fanellën e Milanit.

‘’I dashur hajdut që hyri sot në shtëpinë e prindërve të mi: midis gjërave që morët, është një që me siguri do të ketë për ju një vlerë ekonomike por për mua ka një vlerë emocionale dhe është fanella e Milanit me të cilën kam debutuar në Serinë A.

Unë e di që ky postim nuk do të zgjidhë asgjë, por mos u shqetësoni për këtë mesazh që u dërgua drejt jush dhe ju keni idenë e mrekullueshme ta ktheni përësëri atë. Tani e dini adresën…’’, shkruan Matri.

Matri bëri debutimin e tij në Serinë A në 24 maj 2003, në ndeshjen që Milani luante kundër Piaçenzës disa ditë para finales së Ligës së Kampionëve në Mançester. Në atë ndeshje, Ançeloti u dha hapësirë ​​lojtarëve të rinj ku një ndër ta ishte dhe Matri i cili vinte nga akademia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat