Maqedonia e Veriut kërkon ndëshkim të ashpër për serbin

Futboll

Maqedonia e Veriut kërkon ndëshkim të ashpër për serbin

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 20:59
Maqedonia e Veriut kërkon ndëshkim të ashpër për serbin

Maqedonia e Veriut shpreson që UEFA të japë ndëshkimin më të ashpër të mundshëm për Marko Arnautoviç për shpërhtimin e tij dhe fyerjet raciste drejtuar Ezgjan Alioskit. Federata e Futbollit e Maqedonisë ka dërguar në UEFA një notë zyrtare duke i kërkuar kësaj të fundit që të reagonte dhe kjo ka sjellë edhe hapjen e hetimeve ndaj futbollistit austriak.

“Federata e Futbollit e Maqedonisë dënon ashpërsisht shpërthimin nacionalist të futbollistit të Austrisë, Marko Arnautoviç, pas një goli të shënuar në ndeshjen ndaj Maqedonisë, drejtuar futbollistit Ezgjan Alioski.

Informojmë publikun se kemi dërguar një letër zyrtare në UEFA duke kërkuar ndëshkimin më të ashpër për futbollistin. Jemi gjithmonë kundër nacionalizmit, diskriminimit dhe çdo lloj formë te fyerjeve që nuk përçojnë frymën e futbollit që në të gjithë mbështetim. Mbrojmë gjithmonë interesat dhe dinjitetin e futbollistëve maqedonas”, shkruhej në këtë komunikatë.

Sipas rregulloreve, Arnautoviç mund të ndëshkohet deri në 10 ndeshje pezullim në aktivitetet ndërkombëtare nëse vërtetohet akuza se fyerjet e tij ndaj Alioskit kanë qenë të karakterit racist apo etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat