Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim

Futboll

Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:00
Broja e nis karrierën si profesionist me shkëlqim

Armando Broja ka bërë një debutim të shkëlqyer në sezonin e tij të parë si profesionist.

Viteshe rezultoi hapi i duhur në karrirë, ku spikati me golat dhe aftësitë e tij. Kjo ka bërë që talenti i futbollistit shqiptar të vihet re edhe nga mediat më prestigjoze europiane, duke u nominuar në listën për të fituar çmimin “Golden Boy”.

Ky është një trofe individual që shpërndahet nga gazeta italiane “Tuttosport” dhe është ekuivalenti i “Topit të Artë” por për lojtarët nën moshën 21-vjeçare.

Emri i Armando Brojës figuron në listën e shkurtuar me 100 lojtarë, e cila do të shkurtohet edhe më tepër pas votimeve të bëra. Kujtojmë se fituesi në fuqi i këtij trofeu është një nga thesaret më premtuese të Europës, Erling Haland.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat